Kosova

OSBE: Institucionet të jenë më të hapura ndaj publikut

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, u bëri thirrje institucioneve të jenë më të hapura ndaj publikut, dhe shoqërisë civile të marrin rol më aktiv në avancimin e konsolidimit demokratik.

“Misioni vlerëson hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë për të shtuar pjesëmarrjen e publikut. Theksi tani duhet të vendoset në procedura standarde të cilat duhet të rrënjosen në sistem, në mënyrë që angazhimi i publikut të mos mbetet sporadik, por të bëhet praktikë ditore dhe e qëndrueshme”, tha ambasadori Schlumberger.

Gjatë 12 muajve të fundit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të rëndësishëm në themelimin e grupeve parlamentare të grave në nivel qendror dhe lokal, duke përfshirë shumicën e komunave në veri. Kuvendi i Kosovës ka përfshirë shoqërinë civile në dëgjimet dhe diskutimet publike, veçanërisht pas miratimit të deklaratës për partneritet me shoqërinë civile vitin e kaluar.

Sipas një komunikate të OSBE-së, për më tepër, shumica e komunave kanë vënë në funksion mekanizmat siç janë komitetet konsultative, këshillat e fshatrave, Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe dëgjimet publike për të diskutuar çështjet e kompetencave dhe përgjegjësive të organeve të qeverisjes lokale, për shembull buxhetin dhe financat komunale.

“Strukturat për angazhimin të publikut ekzistojnë; ato thjesht duhet të përdoren më mirë. Si rezultat do të kemi më shumë demokraci dhe transparencë”, përfundoi Schlumberger, transmeton KP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button