Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,407 ▲0.18%
DOW 51,118 ▲0.53%
NASDAQ 25,820 ▲0.04%
NAFTA 85.28 ▼2.77%
ARI 4,224 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,312 ▲ +0.84% ETH $1,662 ▲ +0.84% XRP $1.1320 ▲ +1.97% SOL $66.5700 ▲ +2.12%
S&P 500 7,407 ▲0.18 % DOW 51,118 ▲0.53 % NASDAQ 25,820 ▲0.04 % NAFTA 85.28 ▼2.77 % ARI 4,224 ▲2.68 % S&P 500 7,407 ▲0.18 % DOW 51,118 ▲0.53 % NASDAQ 25,820 ▲0.04 % NAFTA 85.28 ▼2.77 % ARI 4,224 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Nga Lutfi Dervishi

Dita e lirisë së shtypit është një ditë e mirë për të parë hijet që kërcënojnë gazetarinë jo nga jashtë, por nga brenda.

Një nga kërcënimet më të mëdha është deformimi i prioriteteve gazetareske. Në vend të përqëndrimit te raportimi objektiv dhe gazetaria hulumtuese në modë është opinioni dhe sensacioni. Kjo rokadë ka bërë që miti për gazetarinë këtu të mos jetë te reporteri/gazetari por opinionisti/analisti. (Një gazetar raporton atë që ka parë dhe verifikuar dhe atë që ka ndodhur në terren. Një analist/opinionist flet çfarë ndodh në kokën e tij.)
Propaganda e veshur si lajm është tjetër kërcënim për gazetarinë.është fakt se politikanët dhe qeveritarët tashmë raportojnë vetë nga vendgjarjet madje raportojnë edhe fushatat zgjedhore. është koha kur politikani bëhet vetë media dhe media e ndihmon duke shpërndarë propagandë.
Një tjetër trend shqetësues është abuzimi me “objektivitetin”. Ai tha, ajo tha. Një raportim pa asnjë verifikim mjaft që njëri thotë një budallallëk dhe gazetari në vend që të thotë se cila është e vërteta e ndjen se duhet të balancojë duke kërkuar edhe një budallallkë nga ana tjetër.
Beteja sot më shumë se për sasi është për cilësi. Por në kushtet e cunamit informativ besueshmëria e medias cënohet nga “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si autoritete në fushat përkatëse. Në të shumtën e radhës ke të bësh me njerëz që kërkojnë vëmendje përmes medias dhe që atë që thonë sot e harrojnë nesër dhe atë që thonë nesër e kanë thënë pardje.
Në vend që të ofrojnë analiza të informuara dhe të bazuar në fakte, ata shpesh përhapin opinionet personale, në stilin “kështu ma merr mendja mua” . Në vend të sqarimit mbjellin konfuzion përmes spekullimeve, thashethemeve, dhe keqinformimit. Nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe mendojnë se “ky popull këtë meriton”..
Ndërsa “Qershia mbi tortë” janë gjobvëniet të paraqitura si gazetari investigative.
Rreziqet që vijnë nga pushtetet e tjera dhe sidomos ai politik ndaj medias janë evidente dhe nuk thua asgjë të re. Por rënia e besueshmërisë së medias (15%) ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.
Pa vendosur autokontrollin, media nuk mund të bëhet e besueshme në misionin për të “kontrolluar” pushtetet e tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.