Politika

Votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, nëse LSI voton kunder

Bashkia e Tiranës ka propozuar rritjen e çmimit të ujit në funksion të planit që sipas saj siguron furnizim 24 orë brenda 5 vitesh. Niska ka hasur në kundërshtimin e opozitës ndërkohë LSI ka vendosur disa kushte ku më kryesori është vendosja e një skeme rimbursimi për shtresat në nevojë.

Nëse LSI del kundër atëherë PS nuk siguron dot votat e mjaftueshme, jo vetëm për këtë nismë por edhe në vijim.

PD bashkë me aleatët ka 19 anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës ndërsa LSI 13.

Por çfarë ndodh nëse LSI dhe PD bashkojnë votat? Në këshill, PS ka 25 anëtarë të saj, ndërsa PD me PR dhe LZHK-në, bëjnë 19 anëtarë.

Nëse ata bashkojnë votat me LSI-në, me 13 anëtarë dhe votojnë kundër, atëherë, do të bënin bashkë 32 vota.

PS nuk siguron dot shumicën edhe me votat e FRD dhe PDIU, me të cilat do shkonte në 29 të tilla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button