Kronika

Kukës, kryebashkiaku i ri padit paraardhësin për shpërdorim detyre

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka paditur penalisht parardhësin e tij, ish-kryetarin Hasan Halilaj, për shpërdorim detyre.

Sipas një njoftimi të Bashkisë së Kukesit, padia ka ardhur pasi nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nga auditi i brendshëm janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të zotit Halilaj gjatë ushtrimit të detyrës.

Shkeljet në fjalë kanë të bëjnë me: Nuk janë zbatuar procedurat e transferimit të klubit të futbollit në shoqëri aksionere, si vendimi i Këshillit të Ministrave dhe udhëzimet përkatese, duke lënë shkas për abuzim dhe shkelje të rënda ligjore, me dëm ekonomik ndaj Bashkisë Kukës.

Janë konstatuar gjithashtu financime të pajustifikuara të bëra nga Bashkia e Kukësit për llogari të klubit lokal të futbollit.

Edhe pse nuk ka në dispozicion raportet financiare të klubit, administrata e re pretendon se, në kundërshtim me ligjin bashkia ka shpenzuar 37.5% të të ardhurave të realizuara për vitin 2013 për F.K. Kukës dhe 39% të të ardhurave të realizuara për vitin 2014.

Për këto dhe shkelje të tjera ligjore materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme hetimore në prokurorinë e rrethit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button