Kronika

Hetim për zhdukjen 12 mijë kallëpeve tritol në Krujë, MM përshëndet angazhimin e Kryeprokurorit Llalla

Ministrja-e-Mbrojtjes-Mimi-Kodheli-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Ministria e Mbrojtjes përshëndet angazhimin personal të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, lidhur me denoncimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes për mungesën e krijuar në vite të lëndëve plasëse në depot pranë fshatit Nuaj të Krujës.

Pas miratimit të strukturës së re nga Presidenti i Republikës, ndër të tjera, bazuar në një urdhër të Ministrit të Mbrojtjes në tetor 2014, filloi procesi i inventarizimit të plotë e të detajuar në të gjithë vendin. Ministri kërkoi që kjo procedurë të bëhet në të njëjtën kohë në të gjithë vendin me prezencën e anëtarëve të komisionit, të komandave, ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm, proces i cili është ende në vazhdim. Në muajin tetor gjatë punës për inventarizimin, në grup-depot e Bigadës së Mbështetjes në fshatin Nuaj të rrethit të Krujës, u konstatua se mungonte një sasi e konsiderueshme lëndësh plasese.

Strukturat e FA-ve pasi konstatuan shkeljet vunë nën vëzhgim tetarin Adem Hasani, magaziner në këto grup-depo, si dhe kontaktuan me Prokurorinë e Policinë e rrethit Krujë, duke kërkuar ndalimin e tij në flagrancë. Përballë mosreagimit nga prokuroria e Krujës, për shkeljet e konstatuara dhe informacionet që disponoheshin për largim të mundshëm nga vendi të këtij shtetasi, në bazë të ligjit të disiplinës ushtarake, komanda u detyrua të bëjë ndalimin e tetarit Hasani në Policinë Ushtarake në 4 nëntor.

Në këto kushte, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është detyruar të kontaktojë personalisht me Prokurorin e Përgjithshëm,  Adriatik Llalla, i cili ka vënë në lëvizje Prokurorinë e rrethit Krujë. Ministrja e Mbrojtjes e falenderon Llallen për disponibilitetin e menjëhershëm të tij dhe mbetet shpresëplotë se po me të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe për dosjet e tjera të depozituara nga kjo ministri në organin që ai drejton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button