Ekonomia

75.5% e shkëmbimeve tregtare realizohen me vendet e BE-së

Vendet e Bashkimit Europian janë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Insituti i Statistikave bën të dutur se në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Italia me 1,9 %, Greqia me 23,9 % dhe Kina me 36,6 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Malta me 11,3 %, Kosova me 20,3 % dhe Gjermania me 5,3 %. Në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Greqia me 18,3 %, Kina me 10,4 % dhe Gjermania me 1,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 6,9 %, Turqia me 17,1 % dhe Serbia me 24,5 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 70,5 % të gjithë tregtisë. Në Korrik 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 65,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,8 %), Greqia (7,3 %), Kina (6,5 %) dhe Gjermania (6,1 %).

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button