Zgjedhjet lokale 2015

Zgjedhjet lokale, Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën për Memaliajn

Partia Demokratike ka zyrtarizuar të mërkurën kandidaturën e Sadik Xhelilit për Bashkinë e Memaliajt për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

PD-seliaNdërkohë, të dielën partia më e madhe opozitare në vend ka shpallur kandidatët për Bashkinë e Dibrës, Sarandës, Shijakut dhe Gramshit. Ilir Krosi do të garojë për Dibrën, Kreshnik Bozho për Sarandën, Kodhel Çala për Gramshin dhe Redi Saraçi për Shijakun.

Gjithashtu, PD-ja ka njoftuar se për Bashkinë e Poliçanit do të garojë Florian Qama, ndërsa për Bashkinë e Pustecit do të kandidojë Mihallaq Apostollofski.

Të shtunën, PD-ja zyrtarizoi edhe kandidatët e Bashkisë së Vlorës, Selenicës dhe asaj të Librazhdit.

Genc Deromema do të garojë për Bashkinë e Vlorës, duke u përballur me Dritan Lelin, i shpallur nga Partia Socialiste. Ndërkohë, Përparim Shameti kërkon kreun e Bashkisë së Selenicës. Nga koalicioni i majtë është shpallur Kasem Senaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së.

Në Librazhd demokratët do të garojnë me Fadil Brazhdan, që do të ketë përballë kandidatin socialist, Kastriot Gurra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button