Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Largimi më i madh i qytetarëve, në ato zona ku PD-ja ka pushtetin lokal

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, ka deklaruar në një dalje për mediat paraditen e së mërkurës se, njerëzit që po kërkojnë më shumë azil në vendet e zonës Shengen janë banorë të komunave që drejtohen nga Partia Demokratike.
14296945611429537901VELIAJ-DOREHEQJA20“Është më atraktive për të jetuar në vende të zhvilluara, kjo është e ditur. Nuk dua të bëj politikë tani, por më rezulton që po largohen më shumë njerëz nga ato komuna që drejtohen nga PD-ja”, tha Veliaj, i cili njoftoi gjithashtu se pas dy vitesh negociatash, qeveria ka zyrtarizuar marrëveshjen për pensionet me Kanadanë.

“Nga kjo marrëveshje përfitojnë 20 mijë shqiptarë në Kanada”, theksoi ministri i Mirëqenies Sociale.

“Mbetet sfidë marrëveshja me Greqinë, e cila nuk ka patur vullnet deri tani”, shtoi Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button