Kosova

BE dërgon karabinierë e xhandarmëri në veriun e Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimin Evropian, Jossepp Borrell ka njoftuar se sonte janë dërguar forca shtesë në Kosovë për të garantuar sundim të ligjit. Sipas një njoftimi në Twitter, Borell tha se në Kosovë kanë zbarkuar forca shtesë të Xhandarmërisë dhe të Karabinierëve italianë për të ndihmuar misionin e EULEX-it.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt” , ka shkruar Borrell.

Pavarësisht kësaj, situata në veriun e vendit ka qenë e qetë. Pas dorëzimit të e detyrës nga policët serbë, Policia e Kosovës nga komunitetet e tjera e kanë përmbushur boshllëkun, në pikat kufitare dhe në vijën  gjelbër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button