☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.86 ▼0.47%
ARI 4,835 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,752 ▲ +0.88% ETH $2,356 ▲ +1.58% XRP $1.3893 ▲ +2.13% SOL $84.8900 ▲ +1.39%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Opinion

Votat për Veliajn – plumb për qytetarët

Nga Agim Xhafka

Si kjo foto sot mund të bësh në çdo cep të Tiranës. Po bëhen ndërtimet bythë më bythë. Po të qe kohë pandemia kush e di se sa gjoba do u vinte ministrja Manastirliu.

-Ti pallati 123 psh do të paguash 30 milionë gjobë se i rri shumë ngjitur pallatit 124, kur ne kemi porositur çdo ditë që dhe burri kur nget makinën ta ketë larg gruan, ajo të ulet detyrimisht te sedilja prapa, do hakërrehej ajo.

Në fakt banorët e pallatit majtas e kanë votuar dy herë Erjon Veliajn për kryetar bashkie. Nuk u mjaftoi rrena e katërvjeçarit të parë që ai nuk u solli as ujë 24 orë e as qetësi publike. Kanë një lokal aty poshtë që pa shkuar ora 4 e mëngjesit nuk i mbyllet gryka. E kështu kështu e votuan prapë. Kur dilnin ca muaj para në ballkon, aty ishte pyll me akacje. Pa këndonin zogjtë, pa fëshfërinin gjethet, pa pinin kafe njerëzit në freski. Deri sa një natë, se punët e mira errësirë duan sipas Lalit, erdhën ca fadroma, prenë drurët, morën trungjet, hapën themele dhe vët e vët me hov revolucionar u këndua kënga, lart më lart o shokë katet e betonit/ Mos pyeani për ankesa dhe qarjet e xha Lonit!

E ja, tani në prag të mandatit të tretë Erjon Veliaj do iu shfaqet sërish. Banorët prisnin ujë, ai u solli tulla. Prisnin t’u hiqte plehrat, u hoqi diellin. U premtoi ajër të pastër, u zhduku pyllin. E kur e bëri me këta që e zgjodhën kryetar bashkie mendo se ç’do u punojë kundërshtarëve!

Shqiptarët që e jetuan komunizmin e kanë ende në kujtesë sloganin e zgjedhjeve moniste: “Votat për Frontin-plumb për armikun”.

Këta banorë të fotos,ose mijëra e mijëra si këta, tani përsërisin me vete: “Votat për Veliajn-plumb për qytetarët”.

Pallati majtas votoi për Lalin. Madje dy herë. Lali në vend të falenderimit po i detyron këta qytetarë të zhgënjyer  të këndojnë atë këngën e vjetër, që e kënduan dhe prindërit tanë:

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.