Ekonomia

Civici: Reformat që po ndërmerr qeveria, siguri për rritjen e investimeve të huaja

Reformat që po ndërmerr qeveria në lidhje me qartësinë e pronave, sistemin e drejtësisë, korrupsionin dhe luftën kundër informalitet, po krijojnë qartësi dhe në mjaft raste nxitje të investimeve të huaja direkte (IHD).

Ekspertët e ekonomisë shprehen se të gjithë këta faktorë të bëjnë të mendosh se Shqipëria po hyn në krijimin e një trendi të qëndrueshëm rritjeje të IHD për vitet në vazhdim, çka e konfirmojnë dhe statistikat e institucioneve.

Adrian Civici, Dr. në Shkencat ekonomike, President i Universitetit Europian të Tiranës, lidhur me treguesin në rritje të investimeve të huaj në vend, shprehet se, investimet e huaja direkte (IHD) kanë njohur rritje të dukshme veçanërisht në dy tremujorët e parë të 2015 krahasur me tremujorët respektivë të 2014, por edhe në raport me disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Civicit, ky tregues pozitiv lidhet me disa faktorë, si p.sh privatizimevet konçesionet, riinvestimet e fitimeve të kompanive dhe mbi të gjitha reflektimi i ndjeshëm i situatave ekonomike, financiare, politike e sociale të vendit.

Banka e Shqipërisë, bere te ditur se,  investimet e huaja direkte për tremujorin e dytë të këtij viti kishin vlerën e 189 milionë eurove, me një rritje prej 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ritmet pozitive te ketij treguese për vitin 2015, po e shndërrojne IHD, në një faktor të rëndësishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button