Kronika

Shqipëria kthen 6 emigrantë sirianë në Greqi

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Shqipëria ktheu 6 emigrantë sirianë në Greqi.

Policia e Gjirokastrës tha se ky ishte rasti i parë i trafikimit të refugjatëve nga kufiri grek në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare, gjashtë refugjatët u bllokuan në një zonë të kufirit tokësor të Shqipërisë me Greqinë në afërsi të Kakavijës, ndërsa një trafikant i dyshuar shqiptar u arrestua.

Hetimet paraprake tregojnë se refugjatët kishin paguar nga 300 Euro për të kaluar kufirin grek. Policia nuk dha hollësi nëse refugjatët i përkisnin strehimoreve të Janinës apo kishin udhëtuar nga Pireu, një pikë kryesore e mbërritjes së refugjatëve nga ishujt grekë.

Vetëm në Janinë ditët e fundit autoritetet greke kanë hapur disa sterhimore ku janë strehuar mbi 2.000 refugjatë sirianë. Një pjesë e madhe e tyre janë gra dhe fëmijë.

Sipas organizatave të emigrantëve pjesa më e madhe e refugjatëve jetojnë në kushte të vështira në strehimoren e ngritur me çadra në ish aeroportin ushtarak të Janinës.

Në këtë zonë strehohen mbi 1.000 refugjatë dhe autoritetet vendore greke krahas mbështetjes më finacime po kërkojnë ndihmë edhe nga komunitetet lokale për të përmbushur nevojat jetike për refugjatët.

Autoritetet shqiptare po e ndjekin situatën e refugjatëve në Greqi për shkak të prirjes së riaktivizimit të grupeve të trafikut të pligjshëm të qënieve njerëzore.

Pritet që këto grupe të synojnë me permiresimin e motit të organizojnë kalimet e refugjatëve nga Greqia drejt Shqipërisë e më tej përmes hapësirës detare drejt Italisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button