Kronika

Nëna e ushtarit të mbijetuar: U lumturova kur i dëgjova zërin. Trishtim për shokët

E frikësuar për atë që ndodhi, por e lumtur që i biri ishte pranë saj, nëna e Gerald Baramuçës tregon momentet e para kur mori vesh për ngjarjen.

“Më mori mamaja ime në telefon e më pyeti se ku e kisha djalin. Kur i thashë se ishte me shërbim, më tha të hapja televizorin”, raporton për “GSH” nëna e të mbijetuarit, e cila nuk ndahej për asnjë moment nga i biri në spital.

Gjithashtu, gruaja shpjegon se deri në ato momente nuk ishte dhënë asnjë identitet për personat që ndodheshin në helikopter dhe vetëm pas disa minutash u shfaq edhe emri i djalit të saj.

“Në fillim emri i djalit tim u dha si Erald Muça. Mendova se nuk bëhej fjalë për djalin tim dhe përsëri kam menduar ‘Sa gjynah’.

Por, më pas kur Geraldi më mori në telefon e më tha se ishte mirë dhe nuk i kishte ndodhur asnjë, atëherë u qetësova pak dhe do nisesha drejt Shkodrës për ta parë”, thotë nëna e Geraldit.

Të njëjtën gjë pohon edhe gjyshja e të riut, e cila herë pas here thotë: “Zot, faleminderit që është mes nesh!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button