Ekonomia

Financimet nga Bashkia/ Nisin aplikimet për të rinjtë që duan të hapin një biznes

Të rinjtë e kryeqytetit dhe krahinave përreth që kanë një ide biznesi social kanë mundësi të aplikojnë në bashkinë e Tiranës, për grante për krijimin e biznesit të tyre.

Bashkia Tiranë filloi zyrtarisht Projektin për Fondin e Programit të Nxitjes së Punësimit në Ndihmë të Krijimit të Biznesit Social Rinor të Bashkisë së Tiranës financuar nga burime publike, që do t’u japë të rinjve mundësinë për vetëpunësim.

Në fazën e parë, kandidatët aplikojnë me idenë e tyre për biznes. Për këtë ata duhet të plotësojnë formularin e aplikimit.

Në fazën e dytë aplikantët e pranuar do të trajnohen për aftësi të përgjithshme të biznesit. Ndërkohë që në fazën përfundimtare, fituesit do të firmosin një kontratë 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetjen këshilluese.

Prioritet do të kenë të rinjtë nga mosha 18-35, personat me aftësi të kufizuar ndërsa fushat ku do të aplikohet janë kryesisht: turizëm, teknologji informacioni, shërbime etj. Fondi total i projektit në vitin 2016 është 10.000.000 milionë lek, ndaj të cilit do të shpallen 20 përfitues dhe granti për individ do të jetë 500.000 lek.

Kusht për kandidatët fitues është ofrimi i kontributit financiar të barabartë me të paktën 20% të grantit të financuar të kërkuar. Kjo është thirrja e parë për aplikantë dhe afati i fundit është data 30 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button