Ekonomia

Shqipëri-Slloveni:Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në zhvillimit urban

Ministria e Zhvillimit Urban të Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë, nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e zhvillimit urban.

Delegacioni slloven, i kryesuar nga zv.Ministrja, Lidija Stebernak u prit nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila vlerësoi bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e zhvillimit urban, bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2014-të, gjatë sesionit të dytë të komisionit të përbashkët shqiptaro-slloven për bashkëpunim ekonomik në Lubjanë.

Për palën shqiptare memorandumi u nënshkrua nga Ministrja Gjermeni, ndërsa për palën sllovene nga zv.Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Lidija Stebernak.
Ministrja Gjermeni, në deklaratën e saj për mediat nënvizoi se, ky memorandum do të shërbejë në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e planifikimit, standardeve të ndërtimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor qoftë në rregullimin e profesioneve të lira në fushën e projektimit dhe ndërtimit apo edhe hartimit të politikave dhe programeve konkrete në sektorin e strehimit.

Gjermeni-Stebernak-nenshkrim marreveshje“Në Qershor ne do të kemi në Tiranë misionin e parë të ekspertëve sllovenë që do të ofrojnë ekspertizën e tyre në fushën e “Administrimit dhe menaxhimit të tokës”, duke vijuar më pas në shtator dhe tetor me dy grupe të tjera ekspertësh përkatësisht për sektorin e strehimit dhe përmirësimit të anekseve kombëtare të Eurokodeve dhe efiçencës së energjisë në ndërtim sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, tha ndër të tjera ministrja Gjermeni.

Zv.Ministrja Stebernak deklaroi se për të konkretizuar zbatimin e këtij memorandumi, është rënë dakord për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, të cilat nisin me ofrimin e asistencës teknike të ofruar në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian TAIEX.

“Do të doja të falënderoja ministren Gjermeni për për nismën e saj për lehtësimin e procesit të lejeve të ndërtimit dhe rolin e saj aktiv në Ballkanin Perëndimor në këtë drejtim”, deklaroi Stebernak.

Gjermeni-Stebernak-nenshkrim marreveshje (3)Delegacioni slloven do të marrë pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare mbi “Lejet online të ndërtimit për një Rajon më Konkurrues”, që Ministria e Zhvillimit Urban organizon në Tiranë, më 6 Maj.

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë e mirë komunikimi në shkëmbimin e eksperiencave më të mira me vendet e rajonit ku fokusi do të vendoset mbi risitë që sjell dhe domosdoshmërinë e Sistemit Elektronik të lejeve të ndërtimit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button