Zgjedhjet lokale 2015

Kosova: Të ndahen banesat sociale. Bashkia, ndërmjetëse për stoqet

Pavarësisht se nuk i shërben fushatës së tij siç tha, Halim Kosova nuk ka ngurruar t’i bëjë thirrje Këshillit Bashkiak të Tiranës të mblidhet për shpërndarjen e apartamenteve sociale në Shkozë, ku gjatë kësaj dëgjese ka ngritur këtë problem për të cilin ka pasur jo pak qytetarë të irrituar.

Jo vetëm zgjidhjen e shpërndarjes së banesave sociale, por kandidati i së djathtës ka një propozim edhe për rreth 8 mijë apartamente të mbetura stok në Tiranë, për t’ua ofruar ato shtresave në nevojë: “Do të ndërmjetësojë bashkia që edhe biznesi të çlirohet, edhe njerëzit të strehohen. Edhe fondin për qiratë do e rrisim me 30%”.

Familjeve me ndihmë ekonomike, Halim Kosova iu premtoi edhe shërbime pa tarifa për çerdhet dhe kopshtet, ngritjen e qendrave sociale për ta dhe për pensionistët, si edhe menca ushqimore për njerëzit në pamundësi ekonomike ekstreme. Por, këto Kosova i sheh si zgjidhje emergjente, ndërsa për ato më jetëgjata ai thotë se duhet reduktuar varfëria dhe rritur punësimi, duke bërë edhe një tjetër propozim për këtë: Bashkia do të ulë taksat për bizneset që punësojnë njerëz nga shtresat në nevojë.

Bindjen më të madhe në realizimin e propozimeve që bën, Halim Kosova e gjen te vetëbesimi si menaxher, duke ripërsëritur edhe njëherë se ai nuk është politikan: “Bashkia do të ketë një njeri që do të dijë të menaxhojë buxhetin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button