Kronika

Pas përmbytjeve, kjo është situata aktuale në akset kombëtare të rrugëve në Shqipëri

Ministria e Transportit njofton se situata në rrugët kombëtare është nën kontroll.

Të gjitha akset janë të kalueshme. Ka patur probleme në disa akse si Tepelenë- Gjirokastër te Uji i Ftohtë ku ka ndodhur rrëshqitja e një masivi shkëmbor dhe pas ndërhyrjes së kompanisë së mirëmbajtjes situata është normalizuar. Ka patur vështirësi qarkullimi edhe në aksin Gjirokastër-Kakavijë si rezultat i vërshimit të ujërave mbi rruge, por firmat kanë ndërhyrë duke normalizuar qarkullimin. Situatë problematike ka qenë edhe grumbullimi i ujërave pranë City Park por puna e mirëmbajtjes beri të mundur zhbllokimin e ujërave duke i ardhur në ndihmë dhjetra bizneseve që rrezikonin përmbytjen. Një masiv shkëmbor ka renë edhe në aksin Librazhd-Prrenjas ku fillimisht trafiku u lejua vetëm në një korsi dhe pas ndërhyrjes së firmës së mirëmbajtjes situata u vu nën kontroll dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Probleme serioze paraqet Rruga e Kombit ku janë aktivizuar disa skarpata të përmasave të mëdha dhe që kërkojnë vëmendje për ndërhyrje. Gjithsesi kalimi i mjeteve në këtë aks nuk ka probleme. Dëmtime të rënda ka pësuar rruga Bajram Curri-Valbonë ku qarkullimi kryhet me vështirësi. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren duke monitoruar situatën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button