Kronika

“Hajdutët e Energjisë”/ Policia: Në 10 ditë, 4.359 lidhje të paligjshme, arrestohen 270 persona

10685498_844869492229878_440909350439120839_n-420x350– Vazhdon operacioni kundër vjedhjes së energjisë – 

 Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar 270 persona në 10 ditët e para të operacionit “Hajdutët e Energjisë”, ndërsa ka ndërprerë 4.359 lidhje të paligjshme.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Brendshem, nga data 28 tetor kur nisi operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin, deri në 6 nëntor, janë arrestuar 270 persona, nga të cilët 234 pronarë biznesesh.  Në këto 10 ditë, janë shpallur në kërkim 99 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike,  23 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.
Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 8.826 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle.  Ndërkohë, janë ndërprerë 4.359 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button