Ekonomia

Eficienca e energjisë, Ekspertët : Ja çfarë po e vonon zbatimin e ligjit

Gati një vit pas miratimi të ligjit për eficiencën e energjisë, ende aktet nënligjore nuk janë gati, gjithashtu është vonuar ngritja e insitucioneve që do të bëjnë të mundur zbatimin e tij. Këto vonesa cilësohen si të dëmshme, nga ekspertë të fushës, duke qenë se edhe Bashkimi Europian, fjala kyçe është eficienca e energjisë.
Akademia e Studimeve Politike me mbështetjen e Shoqërisë së hapur për Shqipërinë ( SORIS) ka realizuar një studim ku janë paraqitur fazat në të cilat ndodhet zbatimi i ligjit dhe ku jepen disa rekomandime në lidhje me problematikën që është vërejtur deri tani.

Një nga bashkëautorët e këtij studimi ing.Hysni Laçi gjatë paraqitjes së këtij raporti vuri në dukje se vonesat kanë ardhur : për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, mbështetjes së mangët nga ana e donatorëve, si me ekspertizë apo financiarisht; një pjesë e akteve duhet të përgatiten nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, pas krijimit të saj; mungesës së vullnetit politik me nivelet e vendimmarrjes.

Sipas Gjergj Simakut, drejtor i drejtorisë për Burimet Energjetike të Rinovueshme dhe Eficiencës së Energjisë është avancuar me një pjesë të kornizës ligjore që mbështet zbatimin e ligjit. Kjo e fundit, sipas Simakut është sfida kryesore. Në vitin 2017, tha z.Simaku, në Bashkimin Europian eficienca e energjisë do të jetë çështje primare, duke u ndjekur më pas nga energjia e rinovueshme.
Eficienca e energjisë pritet të zbatohet në fillim në fushën e transportit, por edhe te ndërtesat me qëllim banimi.
Sipas planit ekzistues kombëtar për eficiencën e energjisë, Shqipëria duhet të kursejë 9% energji të rinovueshme deri në vitin 2018.

Plani i ri, si një nga detyrimet që sjell ligji i miratuar në 2015-ën nuk ka përfunduar hartimin, ndërsa është n fazën e mbledhjes së komenteve nga aba e institucioneve. Në ligj nuk ka një afat të përcaktuar për miratimin e tij.
Sfidë mbetet edhe krijimi i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, si dhe Fondi i Energjisë.
Sipas rekomandimeve të këtij studimi është e nevojshme që të shtohen burimet njerëzore vendase dhe të nxitet përfshirja e ekspertizës së huaj, që nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe shpesh është bërë edhe pengesë për ngritjen e institucioneve të reja.

Një tjetër rekomandim ka të bëjë me mbështetjen financiare, e cila vlerësohet se në buxhetin 2017 është parashikuar në nivele mbijetese, duke lënë jashtë vëmendjes çdo mbështetje tjetër për investime nga subjektet e tjera apo veprimtari në sigurimin e masave të konsumit të energjisë.
Gjithashtu, studimi thekson se mekanizmi i monitorimit të vazhdueshëm të agjendës së eficiencës së energjisë nuk mund të lihet vetëm në dorë të organizmave ndërkombëtare.
Sipas z. Simaku në vazhdim pritet finalizimi i Fondit të të Eficiencës, ku aktualisht janë në dispozicion 10 mln lekë që do të akordohen si fillim nga qeveria shqiptare.
Ai sqaroi se Fondi së bashku me Agjencinë do të bëjë në mundur ngritjen e skemave detyruese për konsumatorët e mëdhenj (3 mln kv/orë). Do të jenë audituesit e eficiencës ( të licencuar) të cilët od të bëjnë të mundur identifikimin e këtyre konsumatorëve, të cilët do t’i nënshtrohen gjobave nëse nuk zbatojnë detyrimet e dala nga ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button