Rajoni

Cipras:Referendumi britanik të shërbejë si këmbanë alarmi për BE-në

Rezultati i referendumit britanik duhet të shërbejë si zgjim për BE-në për të ndryshuar vijën e politës së saj, që rrezikon të hyjë në të kundërt drejt një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë, paralajmëroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras.

“Fjalimi pompoz i eurokratëve vë në lojë popujt, ne kemi nevojë për ndryshim të politikave dhe mentaliteteve për ndërtimin e një pengesë ndaj euroskepticizmit dhe politikave nacionaliste të ekstremit të djathtë”, u shpreh ai për shtypin.

“Kjo fitore e Brexit duhet të perceprohet si zgjimi i një personi somnambul që eçën në zbraztirë, si fillimi i një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë”, nënvizoi ai.

Ai rikujtoi se politikat shtrënguese mjaft ekstreme kanë përkeqësuar pabarazitë ose hartën e migracionit dhe mbylljes së kufijve që çuan në rritjen e pabarazive dhe thellimin e hendekut mes veriut dhe jugut të Evropës dhe në zgjerimin e ekstremit të djathtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button