Kronika

Dhunë në familje, pranga 57-vjeçarit në Mirditë

Agjentë të komisariatit të policisë në Mirditë kanë vënë në pranga në orët e para të së hënës një 57-vjeçar, për ushtrim dhune në familje.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Nikolin Gjikolaj, banues në fshatin Kurbnesh.

Personi në fjalë, në mënyrë sistematike dhe në prani të fëmijëve ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Pas arrestimit të 57-vjeçarit, agjentët e komisariatit të Mirditës ia kanë kaluar materialet hetimore prokurorisë, për procedim të mëtejshëm të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button