Kronika

Armë dhe municion luftarak në “Benzin” e blinduar, arrestohet i riu në Lezhë

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi qarkullonte me mjet të blinduar dhe mbante armë me vete.
Policia bën me dije se kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
K.V., 23 vjeç, banues në Kurbin, ishte me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button