Ekonomia

OSHEE siguron energji për mbulimin e humbjeve për muajin tetor

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përzgjodhi tre kompanitë fituese nga 8 të paraqitura me tender të hapur për të garantuar sasinë e energjisë që i nevojitet për periudhën 1-31 tetor për të mbuluar sasinë e energjisë që humbet në sistemin e shpërndarjes.
Komisioni përcaktoi fitues kompanitë “NOA Energy Trade”, “GEN-I Tirana” dhe “GSA”.
Totali i energjise elektrike e ofruar dhe kërkuar nga OSHEE për periudhën 1-31 tetor arrin në 168,144 MWh me vlerën 7,940,563.20 euro (pa TVSH).
Nga kompania “NOA Energy Trade” u sigurua sasia prej 14,880 MWh, me cmim/njesi: 47.10 euro/MWh dhe vlera totale: 700,848.00 euro.
Nga “GEN-I Tirana’ u sigurua blerja e sasisë së energjisë prej 96,720 MWh, me cmim/njesi 47.20 euro/MWh dhe vlerë totale: 4,565,184.00 euro.
Nga “GSA” u sigurua sasia prej 56,544 MWh me cmim/njesi: 47.30 euro/MWh dhe vlera totale 2,674,531.20 euro.
Kontratat me tre kompanitë fituese do firmosen para datës 30 shtator dhe në vijim të kontratave, tre shoqëritë do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sipas kushteve të përcaktuara.
Sasia e energjisë për muajin tetor është më e madhe nga ajo që u ble për muajin shtator, 136.152 MW energji për mbulimin e humbjeve në sistemin e shperndarjes. Kjo sasi në vlerë totale ishte 6.094,569.60 euro (pa TVSH) me cmime që varionin nga 45.60 euro/MW, deri në 46.38 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button