Ekonomia

AKB merr pjesë në forumin ndërkombëtar të Singaporit për turizmin

Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) po merr pjesë në forumin e radhës me temë “Krijimi i modeleve unike ku trashëgimia kulturore e lidhur me detin i shërben zhvillimit ekonomik dhe turizmit të komuniteteve”, që zhvillohet në Singapor, i organizuar nga Universiteti i Nanyang.

Ne kete aktivitet marrin pjese shumë vende të botës e midis tyre është përfaqësuar edhe Shqipëria me Drejtorin e AKB-së, Auron Tare.

Universiteti i Teknologjisë Nenyang Singapor, cilësohet si universiteti i 13-te në botë për nga cilësia e programeve ekuivalent me MIT në Masachuset. “Në Forum përfaqësohen disa emra të njohur të menaxhimit të bregdetit, te cilet sollën modele suksesi. Modeli i Butrintit, Ishulli i Sazanit, Via Egnatia dhe kërkimet nënujore në ujrat shqiptare, ishin prezantimi që për herë të parë në këtë forum aziatik prezantoi Shqipërinë”, beri te ditur për ATSH-në Auron Tare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button