Kronika

Arrestohet ish-kreu i Portit Durrës

Policia e Shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Eduard Ndreu. Ai akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 230 milionë lekësh nga shkeljet e kryera.Eduard-Ndreu

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë, e cila e akuzon Ndreun për shkelje në tender. Bashkë me ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, është arrestuar edhe ish-drejtori inxhinjerik, Mehmet Borshi.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Eduard Ndreu, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual Durrës dhe shtetasin Mehmet Borshi, ish-drejtor inxhinjerik në këtë institucion, të cilët dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”, me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit te pergjithshme te dy elektrovincave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjese kembimi elektrike, elektronike per elektrovinca 16-27 ton”. Ndërkohë, prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button