Rajoni

Kriza politike ne Maqedoni, qytetarët skeptik, nuk presin zgjidhje të shpejtë

Qytetarët nuk janë optimist se së shpejti do të zgjidhet kriza politike në vend. Shpresë për epilog të shpejtë presin vetëm në ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët sipas tyre, duhet të ndihmojnë në zbutjen e marrëdhënieve politike dhe daljen nga kriza politike.

“Deri në fund të muajit duhet të zgjidhet kjo situatë. Gruevski të jep dorëheqje. Nuk jemi të kënaqur nga kryeministri. Së pari, për shkak të përmendoreve të filluara, gjobat e vazhdueshme, shkaku i burgjeve, kërcënimeve, si t’i kujtohet burgos njerëz, nuk brengoset a është gazetar apo njeri i rëndomtë. Vetëm nëse thotë diçka kundër, menjëherë e burgos. Kjo nuk është kurrfarë qeverie. Gjithashtu Todorovi, ndërroi jetë fëmija, si ta duam këtë qeveri. Rasti “Monstra”, edhe ai është i kurdisur, këtë e dinë populli dhe bota ndërsa ai edhe më tej bëhet kinse asgjë s’po ndodh”.

“Nuk mund të them për këtë asgjë konkrete sepse ka njerëz që merren me këtë problematikë dhe ata duhet ta zgjidhin këtë në mënyrën sa më të mirë”.

“Ai i cili na solli në këtë derexhe le të mendoj si të na nxjerr nga kriza. Me siguri ata si unë e ti nuk e sollën punën deri këtu. Çfarë duhet të bëjnë? Epo, atë që e bënë që të arrijmë deri këtu, vetëm të kundërtën. Edhe pse mendoj se është mirë të kemi opsion të tretë. Pa Zaevin dhe pa Gruevskin. Duhet të ketë opsion të tretë. Të dytë janë të ngujuar në istikame, nuk lëvizin, as njëri e as tjetri. Përveç nëse ndonjë faktor i jashtë nuk ndihmon. Përndryshe, do të zgjatë”.

Qytetarët besojnë se me zgjidhjen e krizës politike, vendi do të dalë edhe nga kriza ekonomike që ka kapluar tashmë një kohë të gjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button