Ekonomia

Unifikimi i tarifave ul konsumin e energjisë elektrike

Unifikimi i tarifave të energjisë ka ndikuar në uljen e konsumit të energjisë elektrike.
Sipas burimeve zyrtare në MEI, me eleminimin e sistemit dy-tarifor në pagesat energjisë, rezulton se 71.5% e konsumit dhe 71.5% e faturave të energjisë i përkasin kategorisë që konsumojnë mbi 300 khw/muaj.

Konsumatorët vulnerabël ekonomikë do të mbrohen nga shteti ku vazhdon skema për subvencionimin e energjisë elektrike për mbi 210 mijë familje, që kategorizohen si familje në nevojë, bënë të ditur burimet zyrtare të MEI-t.
Nga masat dhe mirëmenaxhimi, mbledhjes së borxheve, ashpërsimit të masave penale ndaj vjedhësve të energjisë, detyrimet e Operatorit të Shpërndarjes (OSHEE) ndaj të tretëve nga 116 miliard lekë që ishin në 2013, janë ulur deri në 96 miliard lekë, ndërsa janë pastruar 12.4 miliard lekë mes institucioneve, duke shlyer borxhet e ndërsjellta.
Si pasojë e reformave të nisura në sektorin elektroenergjetik, sot shihen efektet pozitive, pasi janë shlyer mbi 70% të borxheve ndah HEC-eve private dhe deri në qershor ky proces do të përfundojë plotësisht, thonë burimet zyrtare të MEI-t.
Sipas tyre, që nga fillimviti 2015, të gjitha faturat korrente për energjinë nga HEC-et private janë shlyer rregullisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button