Kronika

Milano, arrestohet skafisti shqiptar i “9 janarit”

Skafisti shqiptar, i dënuar për tragjedinë e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 21 emigrantë, është arrestuar në Milano. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptare 38-vjeçari prej 12 vitesh jetonte me identitet të rremë.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim pas një dënimi me 25 vjet burg nga Gjykata e Vlorës, për trafik të qënieve njerëzore dhe emigrim klandestin. Në fakt, ai u ndalua për një kontroll rrugor, bëjnë të ditur mediat italiane, dhe ka treguar dokumente që nuk kanë qënë shumë bindëse për karabinierët. Pas verifikimit rezultuan se ato ishin false, ndërsa leja e qëndrimit, e lëshuar në Greqi, ishte vjedhur e paplotësuar dhe e falsifikuar me të njëjtat të dhëna të pasaportës.

Duke ndërthurur të dhënat dhe gjurmët e gishtave, u bë e mundur dhe identifikimi i tij. Ai është shpallur në kërkim në 2006, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri, e shpallën fajtor për vdekjen e 21 personave në gomonen që po tentonte të arrinte Italinë në 9 janar të 2004-trës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button