Kosova

Dita Ndërkombëtare për të zhdukurit, Kosova kërkon mbi 1600 qytetarë

Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, Kosova e shënon me 1 mijë e 650 persona të pagjetur, fati i të cilëve ende nuk është ndriçuar, që nga përfundimi i luftës më 1999.

Familjarë të personave të pagjetur kanë kërkuar në vazhdimësi angazhimin e të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj cështjeje. Ata madje kanë kërkuar që të shtohet presioni mbi Serbinë me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, zyrtarë qeveritarë thanë se presin që së shpejti të fillojnë edhe gërmimet në një vend të dyshuar për varrezë në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të pagjeturit mbesin një nga plagët më të rënda që ka lënë lufta në Kosovë.

“Zgjidhja e fatit të të pagjeturve paraqet një nga detyrat më urgjente dhe më të rëndësishme për të gjithë, ka thënë Thaçi, të hënën, më rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Personave të Zhdukur

“Lufta ka lënë shumë plagë, por ajo e të pagjeturve është ndër më të rëndat”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo çështje “rëndon familjet e të pagjeturve, por edhe tërë shoqërinë, marrëdhëniet mes komuniteteve, por edhe gjasat për një të ardhme më të mirë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button