Ekonomia

Përmbyllet #ColoursofAlbania, nisma që promovon me fotografi Shqipërinë

Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvillua sot ceremonia e mbylljes dhe ndarjes së çmimeve të iniciativës #ColoursofAlbania, një nismë për të promovuar Shqipërinë brenda dhe jashtë vendit, duke përcjellë perceptimin personal mbi turizmin, kulturën, historinë, artin, mjedisin etj.

Më shumë se 8.000 fotografi u paraqitën gjatë këtij konkursi, i cili kishte si qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Në përbërje të jurisë ishin artistë, fotografë profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se, “nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: “Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut””.

Ministria e Jashteme.Foto Flor Abazaj (2)Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, z. Jan Braathu, i cili u ndal në rëndësinë që kanë metodat e reja të teknologjisë për përcjelljen e imazhit dhe promovimit të Shqipërisë në botë.

Me anë të kësaj iniciative, bukuritë e Shqipërisë do të promovohen për herë të parë në mënyrë dixjitale kudo në botë. Fotografitë më të mira të përzgjedhura në konkursin e fotografisë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, British Council në Tiranë dhe Ambasada Norvegjeze, janë përmbledhur në një katalog, i cili do t’u shpërndahet falas përfaqësive diplomatike në botë.

Fituesi i konkursit “Colors of Albania” është Nëntor Oseku nga Kosova.

Fituesi i konkursit “Colors of Albania” është Nëntor Oseku nga Kosova.

Promovimi i bukurive të natyrës shqiptare bëhet në kuadër të iniciativës #ColoursofAlbania, e cila synon që përmes fotografisë dhe rrjeteve sociale si Instagram, Facebook, Tëitter, etj, të përcjellë në botë imazhin e bukurive të natyrës shqiptare, që Shqipëria të bëhet destinacion për investime dhe për turizëm.

Fituesi i konkursit “Colors of Albania” është Nëntor Oseku nga Kosova. Në vendet e dyta u renditën Adil Brahimi; Anastasiya Krivosheeva; Arton Krasniqi; Brisilda Gjashi; Gert Deda; Imelda Alla; Ina Cici; Meriton Nallbani; Riza Hylviu; Silvia Azizaj.

Në ambientet e MPJ-së, u ekspozua foto fituese e fotografit Oseku, së bashku me 10 fotografitë më të mira, të cilat do të prezantohen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button