Kronika

Rrugë të reja, Kodheli: Rikthyem Forcat e Armatosura pranë komunitetit

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi sot se,  Forcat e Armatosuara janë tashmë pranë komunitetit për të çelur rrugë për banorët nga Qafë Molla deri në Bizë dhe mijëra të tjerë nga Gusmari deri në Kuç të Tepelenës.

Në një postim në statusin e saj ne Facebook, ministrja Kodheli, shprehet se “Autostrada nuk janë, por mijëra banorë të Tiranës nga Qafë Molla deri në Bizë dhe mijëra të tjerë nga Gusmari deri në Kuç të Tepelenës, shumë shpejt do të kenë rrugë më të mire”.

“Rikthyem Forcat e Armatosura të Shqipërisë pranë komunitetit. KrenareperFA!”, shkruan Kodheli.

Ministerja Koodheli në postimin e saj sjellë një set fotosh që tregon se vazhdon puna për hapjen e rrugëve në zonë të thella ku nuk kalohej më parë, madje cilëson se nuk janë atostrada, por mundësi komunikimi të banorëve që deri tani ishin të izoluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button