Kronika

E rëndë në Krujë/ 51-vjeçari vret gruan me thikë brenda në makinë, më pas tenton të vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Bubq Të Krujës. Shtetasi Artan Ismalaja ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme bashkëshortes së tij, shtetases Klarita Ismalaja. Ngjarja ka ndodhur brenda makinës së tyre, në afërsi të një magazine, ku 51-vjeçari ka goditur bashkëshorten e tij me thikë, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Më pas, autorit ka tentuar të dëmtojë edhe veten me thikë, ndërsa është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button