Kronika

Aksident masiv në Fushë-Milot, bllokohet qarkullimi

Disa automjete janë përfshirë në një aksident masiv në Fushë-Milot, fatmirësisht pa viktima.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës. Sipas policisë, që ka mbërritur në vendngjarje, mësohet se pesë automjete janë përplasur në nënkalimin e superstradës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja nuk ka viktima, vetëm dëme materiale.

Policia thotë se është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë aks rrugor, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Mbrëmjen e së premtes, një aksident i ngjashëm bllokoi qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshi një autoambulancë që ishte duke transportuar dy të sëmurë. Fatmirësisht nga përplasja e automjeteve nuk ka pasur persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur te “Qafa e Kasharit”, ku pas aksidentit qarkullimi i mjeteve u bllokua përkohësisht. Një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për të transportuar të sëmurët drejt spitalit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button