Kronika

Identifikohet viktima e Golemit, muzikanti i njohur nga Kavaja

Policia ka identifikuar viktimën që u gjet mëngjesin e sotëm në bregun e detit në Golem. Ai është një muzikant i njohur në Kavajë, Bashkim Maliqati, 80 vjeç.

Viktima jetonte së bashku me të shoqen në një banesë buzë detit dhe dyshohet se kohët e fundit po kalonte një situatë depresive.

Informacionet paraprake të policisë trupi i pajetë është gjetur rreth orës 08.50 dhe nga të dhënat e para dyshohet se është mbytur nga dallgët e detit. Këto të fundit kanë nxjerrë trupin në breg. Policia po punon për sqarimin e rrethanave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button