Ekonomia

Vazhdon puna në inspektimin e të gjitha tregjeve për çekollatat hollandeze

eAutoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç deklaroi pak ditë më parë në lidhje me çeshtjen e çokollatave “Mars”, Snickers” dhe “Milky Way”, vazhdon punën për inspektimin e të gjitha tregjeve, pikave të tregëtimit apo supermarketeve në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e rasteve të pranisë së këtyre produkteve me origjinë nga Holanda. Megjithë numrin e madh të inspektimeve në vetëm 48 orë, prania e këtyre produkteve ka qenë në numër të vogël dhe në të gjitha rastet janë marrë masat e nevojshme për heqjen e tyre nga tregu e kthimin në destinacion.

Bazuar në Urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Z.Isuf SHEHU, të datës 25.02.2016 “Për kryerjen e monitorimit në të gjitha njësitë e tregtimit (markete, supermarketet, pika tregtimi etj) nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU-së”, në datat 25 dhe 26.02.2016 u kryen monitorime me objekt verifikimin, bllokimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të tregtimit të produktit ushqimor Çokollatë (Snikers, Mars  dhe Milk Way) me origjinë nga Holanda dhe datë skadence nga data 19.06.2016 deri më 08.01.2017, si dhe dërgimit të tyre në distributorin shpërndarës brenda një afati 2 (dy) ditor.

Nga informacionet e dërguara nga DRAKU-të rezulton se jane kryer gjithsej 861 monitorime, të ndara në qarqe, si më poshtë:

Në Qarkun Lezhë, janë kryer 102 monitorime, në Qarkun Shkodër, janë kryer 60 monitorime, në Qarkun Berat, janë kryer 23 monitorime, në Qarkun Korçë, janë kryer 35 monitorime, në Qarkun Elbasan, janë kryer 300 monitorime, në Qarkun Kukës, janë kryer 27 monitorime, në Qarkun Vlorë, janë kryer 80 monitorime, në Qarkun Dibër, janë kryer 34 monitorime, në Qarkun Fier, janë kryer 7 monitorime

Ne keto qarqe nuk janë është gjetur asnjë prej produkteve “Snikers”, “Mars” dhe “MilkyWay” me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia.

  • Në Qarkun Durrës, janë kryer 7 monitorime dhe ne 4 subjekte nuk janë gjetur çokollatame origjinë nga Holanda, por vetëm nga Polonia. Gjithashtu në këtë qark informohemi se: nga verifikimi u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Milky Way me origjine nga Holanda ne tre subjekte, ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.
  • Në Qarkun Gjirokastër, janë kryer 113 monitorime dhe në 109 subjekte nuk janë gjetur Snikers, Mars  dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia. Nga inspektimi i AKU në këtë qark, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjine nga Holanda në katër subjekte, ku u ka detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve. Nga ana e distributorit shpërndarës të këtyre produkteve në Qarkun Gjirokastër me adresë Lagjia “Puntore”, Gjirokastër ishin tërhequr produktet e lartpërmendura me origjinë nga Holanda para datës 25.02.2016.
  • Në Qarkun Tiranë, janë kryer 73 monitorime dhe në 70 subjekte nuk janë gjetur Çokollata: Snikers, Mars dhe Milk Way me origjinë nga Holanda. Këto produkte, bazuar në etiketë dhe në dokumentacionin shoqerues, kanë  rezultuar me origjinë nga Polonia. Gjithashtu, nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në Qarkun Tiranë, u bë bllokimi dhe ndërprerja e menjëhershme e tregtimit të produktit çokollatë Snicker dhe Mars me origjinë nga Holanda ne tre subjekte (subjekti Interbrands dhe Conad ETC/ Conad Casa Italia), ku u la detyrë dërgimi i këtyre produkteve në destinacionin përkatës brenda 2 ditëve.
  • Siç ka njoftuar edhe me datën 25 shkurt 2016, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka vlerësuar maksimalisht lajmet e mediave ndërkombëtare e më pas edhe atyre shqiptare, duke marrë masa të menjëhershme në lidhje me tri markat e çokollatave, Snickers, Mars, Milky Way, të prodhuara në Holandë. Po atë ditë, brenda 4 orëve, nga ora 08.00 deri në orën 12.00, u bë verifikimi në terren, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, si dhe pranë kompanië importuese të këtyre produkteve në Shqipëri.Nga verifikimet e bëra prej Inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë, pranë kompanisë distributore “Interbrands”, rezultoi se, të tri produktet në fjalë, nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë, pasi Snickers, Mars, Milky Way që importohen në Shqipëri nga kjo kompani, prodhohen në Poloni, si dhe u verifikuan lotet si dhe elementët tjerë. Kjo është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë. Megjithëse Sistemi RASFF (Rapit Alert System Food and Feet), i cili është një system informimi i krijuar nga vëndet anëtare të BE për shkëmbimin e informacionit në lidhje me produktet ushqimore që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve gjatë tregtimit të produkteve  në këto vende, nuk pati asnjë informacion zyrtar dhe ende vazhdon të mos ketë, AKU mori të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button