Zgjedhjet lokale 2015

Elbasan- Sejdini: Më shumë investime në rrugë dhe punësim

Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i ASHE, Qazim Sejdini, njëherazi dhe kryetar i bashkise, është takuar me banorë të lagjes “Vullnetari” dhe “5 Maji”.

Në takimin masiv me banorët e lagjes “Vullnetari”, Sejdini tha se “kjo mbështetje më bën të angazhohem më shumë dhe ju jap fjalën se brenda 12 muajve do të investojmë në rrugë e sheshe të kësaj lagjeje. Nuk ka gje me te bukur dhe më madhështore për një kryetar bahkie qe te jete zëri, avokati dhe mbrojtësi i interesave të qytetarëve të tij pranë kryeministrit Rama”.

Në vijm në takimin me banorë të lagjes “5 Maji”, Sejdini ka prezantuar detaje konkrete të planit të tij të punësimit, qëndrimin e tij si lobues në favor të banorëve pranë qeverisë së kryeministrit Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button