Rajoni

BE-ja kundërshton një referendum të serbëve të Bosnje-Hercegovinës

Bashkimi Evropian hodhi poshtë referendumin e ndaluar, të organizuar një ditë më parë në Bosnje në zonën e dominuar nga serbët dhe i kërkoi liderëve të këtij rajoni të mënjanojnë rritjen e tensioneve.

“Referendumi që u zhvillua dje nuk ka baza ligjore pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës vendosi të pezullojë mbajtjen e referendumit deri sa gjykata të vendosë për kushtetueshmërinë e tij”, deklaroi një zëdhënëse e shefes evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini, në Bruksel.

Republika Srpska iu kundërvu autoriteteve të vendit dhe Perëndimit duke votuar të dielën për kremtimin e datës 9 janar si Ditën e Krijimit të Shtetit.

Gjykata kishte urdhëruar Republikën Srpska të shtynte këtë ditë pasi ajo përkonte me një tjetër referendum të mbajtur nga serbët në vitin 1992 në të cilin shpallej ndarja nga Bosnja.

Ky referendum shërbeu më pas për fillimin e luftës ku humbën jetën rreth 100 000 persona

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button