Kronika

Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: Ma përdhunuan vajzën që 15 vjeç, po e shfrytëzojnë si prostitutë

Historia e Ermirës 20-vjeçare, e larguar drejt Italisë pa lënë gjurmë, pasi braktisi bashkëshortin dhe djalin 16-muajsh pas dhunës në familje është rrëfyer sot në do emisionin “Me Zemër të Hapur” nga nëna e saj, Lindita Lamaj, e cila ka dyshime të forta që Ermira po shfrytëzohet si prostitutë në Itali.

Përmes një rrëfimi rrënqethës për jetën e së bijës, e cila është përdhunuar që në moshën 15-vjeçare e më pas ka kaluar një martesë të pafat, ku është dhunuar edhe kur ishte shtatzënë, nëna i kërkon Ermirës të kthehet pranë të birit.

Ermira, vajza e zhdukur

Ermira, vajza e zhdukur

Si ka qenë fëmijëria e Ermirës?
Ermira është rritur me gjyshër si nga anët e burrit edhe nga ana ime. Ajo ka qenë një tip i ndrydhur. Ajo ka dashur të bëhet balerinë ose volejbolliste. Është e gjatë në trup. Me ato mundësi që kisha e çoja në shkollë.

E keni ndrydhur ju apo ka qenë nga natyra?
Ajo ka qenë ashtu si tip. Kur ka qenë 6 vjeç ajo ka parë dhunë. Ka parë sesi rrihej nëna e saj me rripin e pantallonave. Unë isha në atë kasolle ku jetoj dhe sot. Ai i nxirrte jashtë, dhe ata shihnin nga dritarja e kasolles, kur burri më rrihte. Unë kam 15 ditë që fle në urgjencën e spitalit. Kam kaluar në bronko-pneumoni se flija në çimento. Ermira duke u rritur, u bë e distancuar. Unë doja që vajza ime ët shkollohej. Doja që ajo të ishte dikushi. Nuk doja që jeta e Ermirës të bëhej kështu.

Çfarë ndodhi në moshën e adoleshencës?
Kur ishte në vitin e parë dikush e mori në telefon. Ajo kishte një telefon të thjeshtë, me lojëra. Dhe unë kujtoja se luante. Por ajo kishte rënë pre e një tutori, dhe dhunohej psikologjikisht. Ky person ishte 30 vjeç. Shkova në shkollë ta kërkoja, po nuk ishte aty. Kur shkova në shtëpi, e gjeta me shishen e rakisë në dorë, dhe me cigare. Ajo më tregoi se kishte rënë pre e abuzimit seksual.

Pse nuk bëtë denoncim?
Sepse ishte në një moshë të vogël. Ne flisnim me një psikolog në atë kohë. Dhe i kërkova ndihmë si mund të mbështesja vajzën.

Nuk të rekomandoi psikologu të denoncoje rastin?
Vajza ishte e vogël, dhe nuk donte të merrej vesh. Vajza nuk i dinte as emrin. Por ai e mori në makinë, dhe abuzoi me të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button