Ekonomia

Akuza e gazetarit: Qeveria s’ka lekë, pezullohen tenderat e mëdhenj. Reagon Braçe: Arka bosh, gënjeshtra e ditës

Gazetari Klodian Tomori shkruante një ditë më parë se Qeveria nuk ka lekë dhe për këtë arsye ka pezulluar tenderat e mëdhenj.

“Pak ditë më parë, përmes një urdhëri informal, qeveria i ka kërkuar institucioneve publike të pezullojnë tenderat e mëdhenj për shkak se buxheti nuk ka para të paguajë. Në fakt ndalimi i tenderave të rinj pas datës 15 tetor të çdo viti është një praktikë e konsoliduar dhe e disiplinuar me ligj. Por këtë vit, institucionet publike janë urdhëruar të pezullojnë edhe tenderat e zhvilluara para datës 15 tetor.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Operatori i Transmetimit dhe shumë institucione të tjera ditët e fundit kanë pezulluar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj që kanë hapur në muajt shtator-tetor. Kjo nuk është një situatë e zakonshme”, shkruan ai.

Por, zv.kryeministri Erjon Braçe thotë se kjo është një gënjeshtër e madhe.

“Genjeshtra e dites: Arka bosh, jane ndaluar tenderat e medhenj nga 15 tetori madje dhe ata para 15 tetorit, FZHSH nuk tenderon me, Agjencia e Blerjeve te Perqendruara po ashtu nuk tenderon, koorporatat e energjise gjithashtu!

E verteta e thjeshte dhe lehtesisht e verifikueshme:

1.Nuk ka asnje urdher me shkrim, asnje urdher informal qe ndalon tenderat para e ne daten 15 tetor, pas saj po ashtu!

2.Ligji, pra ligji Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne RSH, neni 51 i tij, kufizon njesite shpenzuese me daten 15 tetor!

Ligji nuk eshte fakultativ, ligji eshte detyrim i qarte per kedo!

Keshtu ka qene, keshtu eshte, keshtu do te jete!

3.Ne sistemin elektronik te Agjencise se Prokurimit Publik, verifikohet lehtesisht qe puna vijon si cdo dite.

Poooooooo, do ndalohet cdo njesi shpenzuese te prokuroje per investime, mallra e sherbime qe i ka patur te hedhura ne rregjistrin e prokurimeve dhe nuk ka marre asnje mase apo ka deshtuar te prokuroje deri ne 15 tetor!

Kjo eshte disipline, keshtu eshte e keshtu do jete!

4.FZHSH nuk ka bllokuar asnje procedure prokurimi, zero!

Madje dhe tre te fundit i ka ne proces vleresimi.

Po ashtu dhe Agjencia e Blerjeve te Perqendruara!

5.Koorporatat e energjise vijojne te prokurorojne sipas nevojave te tyre, natyrisht me kujdesin e shtuar ne kushtet e nje thatesire enorme qe ka nisur ne nentorin e vitit qe shkoi dhe qe ka detyruar sistemin te bleje sasira te medha te energjise elektrike per furnizimin e qytetareve dhe sipermarrjeve;

Asnje ore deri tani, energjia nuk ka munguar kund.

6.Poooooo, kush ka patur ne rregjister prokurimin e blerjes se makinave dhe nuk e perfunduar deri ne 15 tetor, do bllokohet dhe kjo nuk ka lidhje me arken bosh.

7.Sistemi i Thesarit, vijon te paguaje rregullisht cdo fature, rregjistruar ne sistem 24 ore me pare.

8.Tatimet, vijojne te rimbursojne Tvsh per sipermarrjet e deri tani kane paguar mbi 4 miliard leke me shume se nje vit me pare.

9.Poooo, kemi nje problem te qarte me mbledhjen e te ardhurave ne te dyja administratat fiskale.

Nuk e ka fshehur kush, edhe si plan i fryre, edhe si evazion, edhe si pune e pamjaftueshme!

Beteje eshte, ate do bejme”, thotë zv.kryeministri Braçe në reagimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button