Maqedonia

Ziadin Sela do ta ketë problem të gjeje përkrahës në federalizmin e Maqedonisë

Pas idesë së kryetarit të LR PDSH Ziadin Sela se do të kërkoje federalizmin e Republikës së Maqedonisë, reagoi ish Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri i cili ndërmjet tjerash theksoi se Sela do ta ketë problem që të ketë përkrahës në këtë sferë.

“Politikani guximtar merr hapa të mëdha dhe të lodhshme për popullin kurse nxënësit e politikanëve dështak të së kaluarës, shkojnë po me të njëjtit hapa sikur arsimtarët e tyre dështak. Kush sa më shumë vota të blen dhe të siguron pushtet për vete në dëm të popullit.

Nuk është me rëndësi bashkimi i shqiptarëve, por përçarja apo ndarja në shumë parti politike që sa më lehtë të dëmtojnë popullin. Sela do të ketë problem që të gjejë përkrahës në projekte kombëtare, sepse nacionalizmi si duket është në rënie te shqiptarët në krahasim me politikanët oportunist dhe profiter.

Më shumë po shkon në politikë për përfitimet e veta personale ( matematikë individuale ) sesa përfitimet madhore nacionale”, shkroi në llogarinë e tij në Facebook, Xhezair Shaqiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button