Kronika

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Një grua masakrohet me thikë në hyrje të pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një grua është goditur disa herë me thikë dhe rrezikon jetën.

E dëmtuara, me iniciale S.V., 34 vjeçe, ka qenë duke hyrë në pallatin ku banon në lagjen nr. 17 pranë Ujësjellësit, kur autori i identifikuar si shtetasi me iniciale M.S. 33 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar ta vrasë.

Arsyet e këtij krimi mbeten ende të paqarta, për shkak se edhe vetë vajza nuk pranon të flasë më gjatë para uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ndërsa menjëherë më pas autori është larguar.

Por gazeta “Panorama” jep të tjera detaje. “Autori dhe e dëmtuara kishin një lidhje dashurie mes tyre. Ai e ka goditur disa herë me thikë gruan për shkak se ajo nuk pranoi te martoheshin”, shkruan “Panorama”. Gruaja mesohet se ishte e divorcuar me dy fëmijë, ndersa autori beqar. Ajo kishte kerkuar te ndaheshin por ai nuk kishte pranuar. Ky mendohet të jetë edhe shkaku i ngjarjes së rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button