Kronika

Studentët e Gjeologjikut protestojnë, Rama: Nuk ju nxjerr njeri nga godina

12Rama-320x163Studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave për të disatën ditë më radhë kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për të vendosur Gjykatën e Lartë në godinën ku ata studiojnë. Ditëm e sotme ata ishin përpara kryeministrisë ku është ndalur t’i takojë edhe vetëm kryeministri Edi Rama.

Edhe pse zemërimi i studentëve ka qenë dukshëm i madh duke fishkëllyer gjatë kohës që Rama fliste apo duke hedhur parulla për arsim publik, kryeministri është përpjekur të negocioje me të rinjtë duke i siguruar se nuk ka asnjë vendim për nxjerrjen e tyre nga godina pa u gjetur një ambient i përshtatshëm për akomodimin e tyre.

“Më dëgjoni ju mua se kam lënë mbledhjen e qeverisë për të folur me ju. Unë ju dëgjova dhe dola. Po jua them vendimi i qeverisë është që në godinën ekzistuese, në një pjesë të saj ku është Gjeologjiku e Magjistratura do vendoset edhe Gjykata e Lartë. Vendimi i qeverisë është fillimi i një procesi bashkëpunimi mes MAS, fakultetit, rektoratit dhe Gjykatës së Lartë për të bërë një projekt të ri, që do të thotë në godinën ekzistuese ka mundësi edhe për akomodimin e fakultetit, kjo do bëhet mbi bazën e një projekti të ri. Nuk po ju thonë ikni, shkoni ku të doni pa pasur ambientin e ri”, u shpreh kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button