Ekonomia

KLSH zbardh kaosin në doganën e Shkodrës

klshKontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur të gjitha shkeljet e mundshme në doganën e Shkodrës nga inspektim që është ushtruar gjatë këtij viti për me objekt “Mbi zbatimin e legjislacionit doganor dhe vlerësimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare” për vitin 2014. Nga auditimi KLSH rezultoi se, Autoriteti Doganor nuk i ka zbatuar rekomandimet e lëna nga KLSH në auditimin e mëparshëm, për arkëtimin e vlerës prej 24,030,201 lekë. Për këtë është rekomanduar që Dega e Doganës Shkodër të përdorë të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore, me program pune të veçantë dhe me afate kohore të përcaktuara, për rikuperimin e borxhit doganor të mbetur pa arkëtuar në vlerën prej 24,030,201 lekë. KLSH ka vërejtur se nuk janë inventarizuar disa nga dosjet e subjekteve të borxhit doganor

sipas kërkesave . Për këtë është rekomanduar që Dega e Doganës Shkodër të marrë masa për inventarizimin e menjëhershëm dhe kompletimin me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të dosjeve të subjekteve debitore, në përputhje me kërkesat e ligjit

Sipas KLSH, Zyra e Kontrollit Pas Zhdoganimit (a-posteriori), gjatë periudhës së audituar 2013-2014, nuk ka funksionuar me programe pune të posaçme dhe me objektiva kontrolli të përcaktuara e të

miratuara nga autoriteti doganor kompetent. KLSH ja zbuluar se, kontratat e nënshkruara midis importuesve dhe eksportuesve të mallrave nga vendet e origjinës në vendet e destinacionit nëpërmjet Zyrave Doganore Shkodër, Hot dhe Bajzë, në të shumtën e rasteve, nuk janë origjinale por fotokopje të panjësuara, të cilat nuk mund të merren në konsideratë gjatë zbatimit të procedurave doganore për vlerësimin e mallrave, trajtuar më hollësisht në faqet nr. 12-92, të Raportit Përfundimtar të Auditimit.

KLSH vëren se nga auditimi i procedurave të zhdoganimit dhe klasifikimit tarifor të mallrave rezultoi se, Dega e Doganës Shkodër, gjatë vlerësimit të mallrave, ka pranuar dokumente të ndryshme fotokopje si fatura e shitjes, CMR, deklarata eksportit, çertifikata e origjinës, lista parkimit dhe nё raste tё veçanta edhe Eur. 1, në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 205, datё 13.05.1999 “Për

Dispozitat Zbatuese, të KD” dhe udhëzimit nr. 25, datё 30.11.2007, të Ministrisë së Financave “Për verifikimin e Vlerës doganore”, trajtuar më hollësisht në faqet nr. 12-92, të Raportit Përfundimtar të Auditimit. Nga auditimi i procedurave të zhdoganimit dhe klasifikimit tarifor të mallrave rezultoi se Dega e Doganës Shkodër, në rastet kur debatohen rivlerësimet doganore të mallrave të importuar nga operatorë të ndryshëm ekonomik, ngrihen pretendime se këta subjekte zotërojnë dokumente origjinale, si faturat e mallrave, deklaratat e eksportit origjinale, sëifte bankare, investigime të kryera në origjinë, por të gjitha këto pretendime nuk qëndrojnë për arsyen e thjeshtë se këto dokumente nuk gjenden në asnjë dosje, të inventarizuara dhe të arkivuara në përputhje me

kërkesat e legjislacionit shqiptar, trajtuar më hollësisht në faqet nr. 12-92, të Raportit Përfundimtar të Auditimit. Nga auditimi në Zyrën e Mbikëqyrjes së Regjimeve ekonomike dhe Zyrën e Financës u konstatua se dosjet e subjekteve që kanë përfituar nga Skema e Shtyerjes së Pageses së Tvsh-së, nuk ishin të inventarizuara dhe të arkivuara në arkivin e degës doganore, por administroheshin në mënyrë individuale nga vetë punonjësit. Nga auditimi i ushtruar në Zyrën Doganore Hani i Hotit u konstatua se në të gjitha praktikat doganore të zhdoganuara nga kjo zyrë doganore, çlirimi i mallrave të vlerësuar nuk kryhet nga përgjegjësi i zyrës doganore apo zyrës së kontrolleve/shefi i turnit, por çdo veprim që i përket nënshkrimit, vulosjes me vulën datare në kutine “C” të DAV-it përfundimtar ose me ndryshimet në versionin përfundimtar të deklaratës (nëse ka ndryshime), si dhe vulosja e saj me shënimin “uzhdoganua”, printimi draftit në format A4 dhe urdhri i çlirimit, i jepen deklaruesit nga doganieri i vlerësimit, klasifikimit dhe kontrollit fizik i kategorizuar “C2”, ndërsa çdo deklaratë në kutine C ka vulën katrore të përgjegjësit të zyrës por e panënshkruar prej tij, veprime që bien ndesh me udhëzimin nr. 1, datë 14.01.2011 “Mbi procedurën e përpunimit të deklaratës doganore (DAV) në Sistemin ASYCUDA ËORLD”, pika 31.

Nga auditimi rezultoi se procesverbalet e marrjes së mostrave për analiza laboratorike me qëllim përcaktimin e saktë të klasifikimin tarifor të mallrave të importuar, nuk gjenden bashkëlidhur në asnjë nga praktikat doganore të realizuara nga Zyrat Doganore Shkodër, Bajzë dhe Hani i Hot. Nga auditimi në Zyrën e Mbikëqyrjes së Regjimeve ekonomike rezultoi se në subjekte nuk janë kryer iventarë të plotë fizikë dhe, rezultatet ekonomike në përgjithësi, kanë dalë në bazë të përdorimit të koefiçenteve të shfrytëzimit të lëndëve të para. Në këto kushte kanë rezultuar dhe diferenca të ndryshme në procesin e administrimit të regjimeve ekonomike.

Rekomandohen për arkëtim

1.Vlera prej 6,096,185 lekë nga 5 subjekte për mos llogaritje dhe mos arkëtim të detyrimeve doganore sipas Kodit Doganor.

2. Vlera prej 11,330,398 lekë nga 38 subjekte për mos llogaritje dhe mos arkëtim të detyrimeve doganore sipas Kodit Doganor.

3. Vlera prej 1,054,154 lekë nga 3 subjekte sipas anaksit nr. 3, trajtuar në faqet 45-92 të RPA, për mos llogaritje dhe mos arkëtim nga keq klasifikimi, jo në përputhje me kërkesat dhe kriteret

e ligjore, për vitin 2014.

4. Vlera prej 8,206,846 lekë nga 6 subjekte sipas për mos zbatimin e penaliteteve të akcizës për vitin 2013.

5. Vlera prej 3,793,505 lekë nga 14 subjekte sipas për shkelje të konstatuara në regjimin e përpunimit aktiv.

6. Vlera prej 728,247 lekë, nga 3 subjekte të Tvsh-së, nga mos zbatimi i afateve kohore për zbatimin e skemës së pagesës së shtyerjes Tvsh-së, për vitin 2014.

7.  Vlera prej 250,000 lekë penalitete nga 5 subjekte të pijeve alkoolike dhe pjekës e prodhues kafe sipas aneksit nr. 7, trajtuar në faqet 122-129 të RPA, për mos deklarim DSHA-je për vitin

2013.

8. Vlera prej 250,000 lekë penalitete nga 5 subjekte prodhues/grirës të duhani për mos deklarim DSHA-je, (penalitet 250,000 lekë) për vitin 2013.

9. Vlera prej 300,000 lekë, penalitete nga 6 subjekte prodhues pije alkoolike për mos deklarim DSHA-je, për vitin 2014.

10. Vlera prej 250,000 lekë, penalitete nga 5 subjekte prodhues grirës duhani për mos deklarim DSHA-je, (penalitet 250,000 lekë), për vitin 2014.

11. Vlera prej 15,700 lekë nga 1 subjekt si diferencë e krijuar midis sasisë së pijeve energjike të

sekuestruara në bazë të vendimit administrativ nr. 149, datë 20.08..

12. Vlera prej 1,875,238 lekë, për 4 subjekte, janë llogaritur më pak detyrime doganore të papaguara dhe penalitete, në shkelje të ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button