Kronika

Durrës, kapen 600 gramë heroinë; 2 në pranga

Policia e Durrësit ka sekuestruar 600 gramë heroinë dhe ka arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Julian Shaqja, marinar në tragetin e anijes Durrës-Bari dhe 23-vjeçarin Klevis Çopa, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre në pikën e kalimit kufitar të pasagjerëve në Portin Detar Durrës, në çantën e dorës së shtetasit Julian Shaqja iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 600 gramë heroinë.

Në vijim të hetimeve u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. Ç., 24 vjeç, banues në Durrës, organizator i trafikut të lëndës narkotike. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit H.Ç., 56 vjeç, banues po në Durrës, babai i shtetasit Klevis Çopa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka kundërshtuar pononjësit e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button