Rajoni

Vazhdon pritja e imigrantëve në Edirne, Dovutoglu takim me përfaqësuesit

Më shumë se dy mijë imigrantë, kryesisht refugjatë sirianë, vazhdojnë të presin në qytetin turk Edirne, me shpresën për të hyrë në Evropë nga kufiri grek, theksoi një fotograf.

”Kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu do të takohet me një delegacion të përfaqësuesve të këtyre imigrantëve duke shpresuar për zhbllokimin e situatës që po zgjat që prej të martës së kaluar”, theksuan burime të kryeministrisë.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej dje, por u shty për shkak të kohës së kufizuar të Davutoglusë.

Edirne është qyteti i fundit më i madh turk para kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë. Ish-kryeqyteti osman ka qenë gjithmonë një pikë kalimi për refugjatët që nisen drejt Evropës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button