Kronika

Dritan Prifti në prokurori, sërish për Ilir Metën dhe një çështje me video

Rastësi apo jo, Dritan Prifti e sheh veten në prokurori për të dëshmuar sërish për një çështje me video, në të cilën flitet për Ilir Metën.ilir-meta-dritan-prifti Ai është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të treguar sot se çfarë di rreth planit të pretenduar nga Tom Doshi që Ilir Meta po organizonte për vrasjen e tij dhe deputetit Mhill Fufi. Emri i Priftit është përmendur në dëshminë që Meta ka dhënë në prokurori për çështjen Doshi. Nuk është e qartë se në ç’rrethana është vendosur roli i tij në këtë çështje. Deputeti i PS, Paulin Sterkaj, të premten në parlament la të kuptohet se pas denoncimit të Doshit dhe videos me dëshminë e Durim Bamit, personit që pretendohet se është paguar për vrasjen e dy deputetëve, qëndronte Prifti. Kjo është hera e dytë që Prifti do të flasë përpara prokurorëve për një çështje ku është i përfshirë Ilir Meta. Në të parën, ai dëshmoi për videon që kishte xhiruar vetë në vitin 2010, ku sipas tij, Meta shfaqej duke i kërkuar 700 mijë euro për një aferë korruptive. Videoja e publikuar në janar të vitit 2011 çoi në dorëheqjen e Metës nga posti i zv/kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm dhe në protestën e dhunshme të 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues. Ish –kryeministri Berisha deklaroi të enjten në parlament se Metën e kishte detyruar ai të jepte dorëheqjen dhe se Meta i ishte lutur përmes djali të tij, Shkëlzenit, që të mos largohej nga qeveria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button