Politika

Arabia Saudite, mbështetje axhendës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan Al Saud shprehu sot mbështetjen për axhendën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Princi Faisal Bin Farhan Al Saud, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Folëm për axhendën e Shqipërisë dhe këtu Mbretëria e Arabisë Saudite do t’ju japë mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë. Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me kolegët tanë nga Shqipëria dhe Përfaqësuesit e Shqipërisë në OKB. Ne do të japim të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen tonë për këtë axhendë të Shqipërisë meqë Arabia Saudite ka në fakt një program shumë ambicioz për vitin 2030 me këtë vizion. Ne me zor presim të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë në komunitetin global, jo vetë për begati për mbretërinë tonë, por edhe për të gjithë bashkësinë globale. Shpresoj që Shqipëria do të jetë partner kyç”, tha ai.

Princi Faisal Bin Farhan Al Saud u shpreh po ashtu se “Mbretëria e Arabisë Saudite e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë, një miqësi që ka ecur për vite të tëra, por që është fuqizuar pikërisht nga vizita e Kryeministrit të Shqipërisë”.

“Pavarësisht se ne humbëm disa momente për arsye të pandemisë, jemi shumë të kënaqur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe të eksplorojmë mundësitë për të ardhmen në fusha të ndryshme. Ne patëm një diskutim shumë të mirë sot duke diskutuar për këto fusha bashkëpunimi për të ardhmen, si në fushën politike, atë ekonomike, të zhvillimit mjedisore. Ka shumë gjëra që mund të bëjë Mbretëria e Arabisë Saudite në Shqipëri dhe ne me kënaqësi do të shikojmë se si do t’i eksplorojmë këto mundësi në të ardhmen”, tha ai.

Princi Faisal Bin Farhan Al Saud tha po ashtu se mbledhja e Komitetit të Përbashkët që u zhvillua për herë të fundit në vitin 2019, është mjaft e rëndësishme.

“Ky Komitet është mbledhur në nivel ministerial, që do të thotë se ne shpresojmë që në këtë formë do të shtohet edhe fokusi dhe vëmendja në mënyrë që ne të mund t’i shfrytëzojë të gjitha ato mundësi. Prandaj shpresojmë që ky Komitet të mblidhet sërish shumë shpejt, tashmë që situata me pandeminë në të gjithë botën po vjen e po stabilizohet. Kjo, në mënyrë që ne t’i ndjekim të gjitha këto mundësi që kemi menduar dhe ta zhvillojmë më tej miqësinë tonë sipas orientimeve që do të kemi”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite u shpreh se “sot donim të jepnim një sinjal shumë të qartë se jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie, për këtë miqësi dhe se ne besojmë tek shancet dhe te mundësitë që kemi për bashkëpunimin ekonomik”.

“Ne tashmë kemi një numër në rritje të turistëve që vijnë në Shqipëri nga Arabia Saudite dhe shpresojmë që ky numër do të vijë duke u rritur më tej. Shpresojmë po ashtu që shumë qytetarë shqiptarë të vijnë tek ne”, tha ai.

Princi Faisal Bin Farhan Al Saud tha po ashtu se një çështje e rëndësishme është edhe rritja e kontakteve ndërmjet vetë bizneseve. “Ne duam shumë që bizneset mes dy vendeve tona të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ekzistojnë jo vetëm në Mbretërinë tonë, por edhe në Shqipëri”, tha ai.

“Diskutuam edhe çështje me interes të ndërsjellë në sferën politike, për shembull për zhvillime të ndryshme në Lindjen e Mesme. Folëm po ashtu edhe për zhvillimet në rajon por edhe në mbarë botën dhe këtu ne kuptojmë se Shqipëria dhe Mbretëria jonë ka në fakt një qasje të përbashkët sa i përket stabilitetit rajonal dhe sigurisë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button