Ekonomia

Porti i Durrësit, shkëmbimi i mallrave në 2015 me 16 vende të botës

Gjatë vitit 2015 shkëmbimi i mallrave me anije nga porti i Durrësit ka vijuar në 16 vende të ndryshme të globit, nga shtetet fqinje deri në SHBA. Mallrat e shkëmbyera me anije tregtare me portet e Turqisë arrijnë 29 për qind të volumit të përgjithshëm. Më pas renditen Rusia me 22 për qind, Egjipti me 12 për qind dhe Libia me 10 për qind.

Sipas statistikave të përgatitura nga sektori përkatës, anijet tregtare kanë sjellë në Durrës 977 mijë ton mallra importi dhe janë nisur drejt porteve të tjera me 360 mijë ton mallra eksporti.

Porti i Durrësit gjatë vitit të kaluar ka kryer shkëmbime me 66 porte në vende të ndryshme të botës.

Turqia, me 22 portet e saj që shkëmbejnë mallra me Durrësin dhe anasjelltas, kryeson me 383 mijë ton listën e mallrave me anije, duke lënë në vendet nga i dyti te i katërti vende si Rusia, Egjipti dhe Libia. Më pas vijnë Italia, me 7 për qind të sasisë së përgjithshme të mallrave me anije; Greqia, Ukraina dhe SHBA me nga 4 për qind secila, e më pas Kina dhe Kroacia me nga 3 për qind të sasisë së përgjithshme të mallrave me anije tregtare.

Rusia është në vendin e parë për sasinë e mallrave të importit drejt Durrësit, me 288 mijë ton. Eksportet udhëhiqen nga Egjipti me 130 mijë ton mallra shqiptare gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button