Kronika

Horrori në Vlorë/ Pas kokës, banorët gjejnë pjesë të tjera të skeletit të një njeriu

Në fshatin Karbunarë të Vlorës, aty ku dy ditë më parë një bari gjeti një kokë njeriu të dekompozuar, banorët kanë gjetur pjesë të tjera të skeletit.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës bëhet fjalë për skeletet e këmbëve.

Gjymtyrët u gjetën së bashku me çizme llastiku.

Mesditën e të martës, rreth orës 13:55, një bari gjeti mbetjen e dekompozuar të kokës së një njeriu, ndërsa më pas njoftoi policinë. Ai ka rrëfyer se kishte gjetur kokën kur ishte duke ecur në këtë zonë, ndërsa ajo ishte e pa groposur.

Isha duke ecur, për të shkuar në fshat, kur papritur pashë kokën. Ishte e pambuluar dhe e pa groposur. Lashë dikë aty që të mos e merrte ndonjë qen kokën dhe njoftova policinë”.

Për të sqaruar rrethanat, policia ka dërguar mbetjen e kokës, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar kohën e vdekjes së personit si dhe shkakun e mundshëm të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button