Rajoni

Erdogan “e prish prapë”me Amerikën? Dënon me burgim të përjetshëm aktivistin e njohur!

Filantropi turk Osman Kavala u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtën e apelimit pasi u shpall fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë përmes financimit të protestave kundër saj.

64-vjeçari kishte qëndruar në qeli për 4 vjet e gjysmë pa qenë i dënuar. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat ndaj tij lidhur me protestat e Gezit, të cilat filluan si demonstrata të vogla në një park të Stambollit në vitin 2013 dhe u transformuan në protesta masive antiqeveritare në mbarë vendin.

Gjykata dënoi gjithashtu shtatë persona të tjerë me 18 vjet burg secili për ndihmë në një përpjekje për të përmbysur qeverinë dhe urdhëroi arrestimin e tyre. Në fjalët e tij të fundit përpara vendimit, Kavala tha se kërkesa e prokurorit për një dënim të përjetshëm bazohej në “prova që nuk janë prova” dhe përbënte “një akt vrastar përmes përdorimit të gjyqësorit”.

Departamenti amerikan i shtetit reagoi ndaj këtij ndëshkimiduke shprehur shqetësim dhe zhgënjim të thellë. “ Dënimi i tij i padrejtë bie ndesh me respektimin e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe shtetit të së drejtës. Ne i bëjmë përsëri thirrje Turqisë që të lirojë Osman Kavalën, në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe të lirojë të gjithë personat e burgosur në mënyrë arbitrare. Populli i Turqisë meriton të ushtrojë të drejtat e tij njerëzore dhe liritë themelore pa frikën e ndëshkimit”, thuhej në deklaratën e DASH.

Kavala pati luajtur një rol madhor në zhvillimin e shoqërisë civile turke përpara se të arrestohej në vitin 2017, nga një shtëpi botuese që synonte të nxiste ndryshimet shoqërore pas grushtit të shtetit të Turqisë në vitin 1980 deri në rritjen e ndërgjegjësimit nëpërmjet organizatës së tij Anadolu Kultur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button